Argeta, ana e mirë e bukës, është pashteta numër 1 nga mishi dhe peshku në Evropë.

Tashmë 35 milionë European kënaqen në shijen e Argetës. A je edhe ti në mesin e tyre?

Europeanët e zgjodhën Argetën!

Çdo sekondë hapen 6 Argeta anembanë botës. Nuk flasim kotë kur themi që Argeta është pashteta numër 1 nga mishi dhe peshku në Evropë. Këtë e konfirmon hulumtimi nga i famshmi në suaza botërore Nielsen Research Institute.

Cili është sekreti i shijes aq të mirë?

Me një reçetë unike, ne dëshmojmë se Argeta mund të thyejë të gjitha mitet rreth pashtetave. Të gjitha pashtetat i përgatisim nga copët më të mira të mishit dhe peshkut, të cilat çdoherë me kujdes i zgjedhim dhe shtojmë vetëm 100% erëza natyrale dhe disa pika të vajit bimor. Edhe dashuria me të cilën i përgatisim pashtetat tona me gjitha gjasat siguron një shije të posaçme.

Ju faleminderojmë nga zemra, bukëpjekës European, dhe të gjithë ju që pjekni bukën tuaj në shtëpi.

Kjo është odë për të gjithë bukëpjekësit European. Për të gjithë ju që pjekni bukë të bardhë të butë...dhe bukë të shijshme të zezë, kifle krokante, bagetë, shkopinj buke, çiabata. Pa ju, pashteta ynë e bërë nga përbërës të përzgjedhur nuk do ishte pashteta numër 1 nga mishi dhe peshku në Evropë.

Me reçetën PA, ju sjellim më shumë racione pa brenga në tryezën tuaj.

Që nga fillimi kuptuam se të gjitha që ju shërbejmë duhet të jenë të përgatitura nga përbërës me kujdes të përzgjedhur natyral dhe në mënyrë e cila siguron cilësinë dhe shijen më të mirë të pashtetave tona dhe bën që të ndjeheni të pabrengosur pas çdo kafshate. Andaj, të gjitha pashtetat Argeta përgatiten sipas reçetës PA, e cila garanton se Argeta nuk përmban konservanse, përforcues artificial të shijes, ngjyra artificiale dhe gluten.

Nëse është e mirë për njerëzit, duhet të jetë e mirë edhe për mjedisin jetësor. #SpreadGood.

„Nëse ushqeheni mirë, ndiheni mirë, e pastaj shpërndani të mirën." Kjo ide na udhëheq përgjatë të gjithave që i bëjmë, madje edhe përgjatë programit tonë për qëndrueshmëri të quajtur #SpreadGood. Qëllimet ambicioze na udhëheqin përgjatë tre sferave kryesore, në të cilat synojmë drejt produkteve më të mira, mjedisit më të mirë jetësor dhe shoqërisë më të mirë. Dëshirojmë të krijojmë racione të vogla pa brenga të cilat janë të mira edhe për njerëzit edhe për mjedisin jetësor. Zbuloni programin tonë për qëndrueshmëri dhe mësoni se në çfarë jemi të përkushtuar.

E përgatitur posaçërisht për fëmijë.

Duke ndjekur një reçetë të përshtatur në mënyrë të posaçme, i përgatitëm pashtetat Argeta Junior posaçërisht për të rinjtë (dhe të rinjtë në shpirt). Filetat e gjoksit të pulës dhe tunës janë me kujdes të përzgjedhura dhe të erëzuara me përzierje të butë prej erëzave natyrale dhe vetëm dita pika të vajit bimor, dhe poashtu ka edhe 20% të lyerjes qumështore të shtuar në shijet KokoKrem dhe KremTuna. Në vitin 2021 e përmirësuam edhe vlerën nutritive të të gjitha pashtetave Argeta Junior për t'i bërë ato një burim i pasur i proteinave.

Ne nuk jemi industri ushqimore, por mjeshtër të bërjes së pashtetave.

Në Argeta, për dallim nga shumë konkurrues tjerë, ne nuk jemi industri ushqimore ku pashteta është vetëm një nga produktet dytësore. Ne nga e gjithë zemra i bëjmë vetëm pashtetat më të mirë nga mishi dhe peshku në Evropë, cilave u përkushtojmë 100% të kohës dhe përqëndrimit. Ne i kërkojmë vetëm përbërësit më të mirë me cilësi të lartë dhe gjatë përzgjedhjes së mishit dhe peshkut asnjëherë nuk kënaqemi me diçka më pak se kjo. Në fabrikën tonë moderne për prodhim, ne përdorim tehnika inovative për të siguruar qëndrueshmëri të produktit pa kurrfarë aditive artificiale.

Pjekni vet bukën tuaj

Tashmë e dimë se Argeta është ana e mirë e bukës. Mirëpo, cila? Pra, kjo është vendim i juaj. Zbuloni reçetat e bukëve më të njohura Evropiane, pjekni bukën tuaj dhe lyeni atë me Argetën tuaj të preferuar!

*Pashteta numër 1 nga mishi dhe peshku në Evropë

Bazuar në të dhënat e NielsenIQ RMS për kategorinë e Pashtetës së Mishit dhe Peshkut (të përcaktuara nga Atlantic Droga Kolinska) për periudhën 12-mujore që përfundon më 30 nëntor 2022 për tregun e përgjithshëm të shtijes me pakicë në 17 vende të Evropës (Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci , Republikën Çeke, Gjermani, Britani të Madhe, Hungari, Itali, Holandë, Poloni, Portugali, Serbi, Republikën Sllovake, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër) sipas specifikave lokale (E drejta e autorit © 2023, NielsenIQ).