Kulaç Vjenez
Pse të shkoni në dyqan për kulaç vjenez? Kur t’i nxirrni të freskëta nga furra juaj, shtëpia juaj do të mbushet me një aromë fantastike. 🧡
Shikoni reçetën
Tashmë 35 milionë Evropianë kënaqen me shijen e Argetës.
Çdo sekondë hapen 6 Argeta anembanë botës. Nuk flasim kot kur themi që Argeta është pashteta numër 1 nga mishi dhe peshku në Evropë. Këtë e konfirmon hulumtimi nga i famshmi në suaza botërore Nielsen Research Institute.
Me një reçetë unike, ne dëshmojmë se Argeta mund të thyejë të gjitha mitet rreth pashtetave. Të gjitha pashtetat i përgatisim nga copët më të mira të mishit dhe peshkut, të cilat çdoherë me kujdes i përzgjedhim e ju shtojmë vetëm 100% erëza natyrale dhe disa pika të vajit bimor. Edhe dashuria me të cilën i përgatisim pashtetat tona me të gjitha gjasat siguron një shije të posaçme.
Kjo është ode për të gjithë bukëpjekësit Evropianë. Për të gjithë ju që pjekni bukë të bardhë e të butë...dhe bukë të zezë e të shijshme, kifle krokante, bagetë, shkopinj buke, çiabata. Pa ju, pashteta jonë e përgatitur nga përbërës të përzgjedhur nuk do ishte pashteta numër 1 nga mishi dhe peshku në Evropë.
Që nga fillimi, ne e kuptuam se gjithçka që ju shërbejmë duhet të jenë të përgatitura me përbërës natyralë të përzgjedhur me kujdes dhe në mënyrën e cila siguron cilësinë e shijen më të mirë të pashtetave tona dhe ju bën që të ndjeheni të pabrengosur pas çdo kafshate. Andaj, të gjitha pashtetat Argeta përgatiten sipas reçetës PA, e cila garanton se Argeta nuk përmban konservanse, përforcues artificialë të shijes, ngjyra artificiale dhe gluten.
„Nëse ushqeheni mirë, ndiheni mirë, e pastaj shpërndani të mirën." Kjo ide na udhëheq përgjatë të gjithave që i bëjmë, madje edhe përgjatë programit tonë për qëndrueshmëri të quajtur #SpreadGood. Qëllimet ambicioze na udhëheqin përgjatë tre sferave kryesore, në të cilat synojmë drejt produkteve më të mira, mjedisit më të mirë jetësor dhe shoqërisë më të mirë. Dëshirojmë të krijojmë racione të vogla pa brenga të cilat janë të mira edhe për njerëzit edhe për mjedisin jetësor. Zbuloni programin tonë për qëndrueshmëri dhe mësoni se në çfarë jemi të përkushtuar.
Duke ndjekur një reçetë të përshtatur në mënyrë të posaçme, i përgatitëm pashtetat Argeta Junior posaçërisht për të rinjtë (dhe të rinjtë në shpirt). Filetat e gjoksit të pulës dhe tunës janë të përzgjedhura me kujdes dhe të erëzuara me përzierje të butë prej erëzave natyrale e me vetëm disa pika të vajit bimor. Në vitin 2021 e përmirësuam edhe vlerën nutritive të të gjitha pashtetave Argeta Junior për t'i bërë ato një burim i pasur i proteinave.
Në Argeta, për dallim nga shumë konkurrues tjerë, ne nuk jemi industri ushqimore ku pashteta është vetëm një nga produktet dytësore. Ne nga e gjithë zemra i bëjmë vetëm pashtetat më të mira nga mishi dhe peshku në Evropë, të cilave u përkushtojmë 100% të kohës dhe përqëndrimit. Ne i kërkojmë vetëm përbërësit më të mirë me cilësi të lartë dhe gjatë përzgjedhjes së mishit dhe peshkut asnjëherë nuk kënaqemi me diçka më pak se kjo. Në fabrikën tonë moderne për prodhim, ne përdorim teknika inovative për të siguruar qëndrueshmëri të produktit pa asnjë aditivë artificialë.
Tashmë e dimë se Argeta është pjesa më e shijshme e bukës. Mirëpo, cila? Pra, ky është vendim i juaj. Zbuloni reçetat e bukëve më të njohura Evropiane, pjekni bukën tuaj dhe lyeni atë me Argetën tuaj të preferuar!